Një grua japoneze ka humbur jetën si pasojë e kafshimit nga një mace e infektuar nga këpusha, ose e njohur ndryshe si rriqra, duke shënuar kështu rastin e parë të transmetimit të sëmundjes nga kafsha tek njeriu.
Ministria japoneze e Shëndetësisë tha se viktima rreth 50 vjeç po ndihmonte një mace të humbur të sëmurë, kur ajo u kafshua.
Dhjetë ditë më vonë, ajo vdiq nga ethe të rënda hemoragjike që shkaktohen nga pickimi i rriqrës. Në kushtet kur vetë gruaja nuk ka qenë e pickuar nga insekti, mjekët thonë se sëmundja mund të jetë transmetuar përmes maces së infektuar.
Ethet e shkaktuara nga sindromi Severe Fever with Thrombocytopenia Syndrome (SFTS), është relativisht një sëmundje infektive e re që po përhapet në Kinë, Kore dhe Japoni. Virusi thuhet se ka një mortalitet deri në 30% dhe është veçanërisht i rëndë për njerëzit mbi 50 vjeç.
Sipas mediave japoneze, rasti i parë me SFTS u regjistrua në vitin 2013. Ministria japoneze e Shëndetësisë tha se vdekja e fundit ishte ende një rast i rrallë, por paralajmëroi njerëzit të jenë të kujdesshëm kur vihen në kontakt me kafshë në gjendje jo të mirë fizike dhe të pa vaksinuara.
Pickimet e rriqrave janë gjerësisht të lidhura me transmetimin e Sëmundjes së Etheve (Lyme) që mund të çojë deri në vdekje nëse nuk trajtohet
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...