Një 38 – vjeçare, nënë e 2 fëmijëve është dënuar me 15 vite heqje lirie, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy djem adoleshentë verën e shkuar.
Brooke Lajines, nga Lima Township, Michigan u dënua nga 4 vjet, 9 muaj në 15 vjet burg për krimet që kreu ndaj adoleshentëve, të cilët në atë kohë ishin të moshës 14 dhe 15 vjeç.
Lajines u shpall fajtore për të paktën 4 akuza të ngritur kundër saj.
Nëna e një prej viktimave rrëfeu të gjitha përpjekjet që kishte bërë gruaja për të takuar djalin e saj të mitur, ndërsa u shpreh se ai kishte pësuar dëmtime të rënda nga abuzimi.
“E ndërgjegjshme bëre tentativa në disa raste për t’u takuar me tim bir, dilje fshehurazi nga shtëpia jote, lije bashkëshortin dhe fëmijët e tu në shtëpi vetëm dhe udhëtoje deri tek banesa e djalit tim, të kryeje një krim e më pas të largoheshe. A u shqetësove ndonjëherë për dëmin që i bërë tim biri?” e pyeti ajo të pandehurën në sallë të gjyqit, transmeton tv klan.
Sipas “New York Post”, vetë Lajines mësohet se u shpreh e penduar për veprimet e saj.
“Ky ka qenë gabimi më i madh i jetës time. Familja ime është gjithçka për mua dhe i kam shkaktuar një dhimbje të madhe me këto veprime.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...