Google ADS

Ushtria ndërhyn për të shuar zjarrin masiv në Vlorë

00:30 | 11 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Vlorë, në fshatin Kuç. Raportohet se zjarri i fuqishëm rrezikon fabrikën e fishekjarreve aty pranë.

Zjarri masiv është intensifikuar në orët e mbrëmjes.

Ndërkohë, në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe 50 trupa të ushtrisë.Megjithatë, nga toka duket shumë i vështirë misioni i shuarjes së tij.

Zjarrfikësit kanë kërkuar patjetër ndërhyrjen nga ajri për të shuar flakët. Situata vazhdon të mbetet kaotike, shkruan Albeu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme