Nëpër të gjitha pikat e shitjes së derivateve është ngritur çmimi i naftës dhe i benzinës.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka lajmëruar se këto çmime janë rritur si pasojë e berëzës ndërkombëtare. Aktualisht çmimet në Kosovë janë, për naftë 1.03 cent dhe për benzinë 1.06 cent. Ekspertë të ekonomisë e vlerësojnë se mos-formimi i institucioneve po ndikon në të gjitha sferat dhe ata që po e pësojnë më keq janë qytetarët.
Në Kosovë janë ngritur çmimet e derivateve, e kjo si shkak i berëzës ndërkombëtare. Por jo njëlloj dhe kaq shpejt ndodh edhe kur ulen çmimet ne berëz.
Aktualisht çmimet në Kosovë janë, për naftë 1.03 cent dhe për benzinë 1.06 cent.
Këto çmime javën e kaluar kanë qenë 0.99 cent dhe 1.02 cent.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, thotë se Kosova furnizohet me çmimin më të lirë në regjion dhe lëvizja në berëz ka ndikuar pak edhe në Kosovë.
Berjani thotë se më mirë është që Dogana po kontrollon cilësinë e derivateve e jo Minsitria e Tregtisë.
Berjani nuk heziton të përmend rastin që një kontigjent i madh me rreth 40 autobote(mauna) u ndalën në kufi sepse 30 prej tyre nuk ishin të cilësisë së duhur.
Ndërsa Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë thotë se shteti ynë varet nga importi dhe bizneset janë duke e shfrytëzuar sezonin e verës për përfitime të tyre, meqë tani në Kosovë ndodh shumë nga mërgimtarët.
E faji, sipas tij, bie mbi mos-formimin e institucioneve.
Ai këshillon që Qeveria të formohet më së largu deri në fillim e javës së ardhshme, ngase duket se vendi po shkon drejt një krize.
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...
Ministri Peci shpalos të arriturat e ministrisë së Bujqësisë...
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...