Paraditen e së enjtes, në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë është zhvilluar ceremonia e dhurimit të 204 palë syzeve dielli për punonjësit e kësaj strukture policore.
I pranishëm në këtë takim, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka shprehur vlerësimin për këtë “akt human” të kompanisë “Max Optika”, që tregon sipas tij vëmendje të shtuar ndaj punonjësve të policisë, të cilët po sakrifikojnë në këto kohë kur temperaturat shkojnë në kufijtë e ekstremes.
“Besoj se është shenjë e një vlere të jashtëzakonshme, sidomos për vëmendjen që i kushton këtij lloji shërbimi, pasi sot, në këto orë piku të kulmit të verës, punonjësit e policisë, sidomos të policisë rrugore janë nga më sakrifikueshmit në raport me shumë shërbime të tjera policore, që natyrisht janë dhe ato aktive në krye të detyrës”, ka deklaruar Çako, shkruan tch.
Çako ka shprehur bindjen se profesionalizmi i shtuar i efektivëve, por edhe kushtet e përmirësuara vitet e fundit lidhur me teknologjinë, uniformën dhe rritjen e nivelit arsimor do ta rrisim ndjeshëm nivelin e shërbimit policor shqiptar.
Nga ana tjetër, drejtori i “Max Optika”, Sokol Luzi ka theksuar se ky është vetëm fillimi i këtij donacioni për Policinë e Shtetit, pasi kjo kompani do të vijojë dhe në qarqet Durrës e Vlorë, ku do të dhurojë për efektivët mbi 800 palë syze dielli.
“Sikundër shteti ndihmon biznesin edhe biznesi duhet të ndihmojë shtetin e aq më tepër kur është fjala për Policinë e Shtetit, të cilën duhet ta mbështesim fuqishëm”, ka thënë Luzi.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...