Trump paralajmëron Korenë Veriore: Matuni mirë nëse sulmoni!

21:15 | 10 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar Korenë e Veriut, se do të ‘bëhet shumë, shumë nervoz’ nëse ajo bën ndonjë kundër SHBA-ve.

Ai tha se regjimi do të ishte në telashe nëse vendos ‘të sulmojë’ SHBA-të, transmeton portali arbresh.info

Komentet e tij erdhën pasi Pheniani njoftoi se ka në plan të hedhë katër raketa në Guam, ku edhe gjendet baza ushtarake e SHBA-ve.

Tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pasi Koreja Veriore testoi dy raketa balistike ndërkontinentale në korrik.

OKB gjithashtu miratoi sanksione të tjera ekonomike kundër Phenianit si rezultat i programit të saj të armëve bërthamore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme