Vlorë: Ndërroi jetë gjatë lindjes, policia jep detaje

21:01 | 10 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Vlorës ku një grua 35-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes së foshnjës së saj, për shkak të një komplikacioni, policia jep detajet e para.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kohë kjo kur është Salla Operative e Vlorës nga Spitali Rajonal Vlorë se shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndërruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Prokuroria po heton procedurat e kryera nga mjekët, të cilët dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme