Antioksiduesit, të cilët mbrojnë qelizat nga radikalet e lira, janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj. Radikale të lira konsiderohen ajri i ndotur, tymi i duhanit, rrezet e diellit, lëndët kimike, disa ilaçe, produktet e prishura dhe disa përbërës që gjenden tek ushqimet. Këto hyjnë në trupin tonë edhe kur marrim frymë apo hamë bukë dhe dëmtojnë shëndetin.
Duke dëmtuar qelizat, radikalet e lira ndikojnë shumë në shfaqjen e sëmundjeve serioze si kanceri dhe ato të zemrës. Studimet kanë treguar se ushqyerja e pasur me antioksidues ul rrezikun e sëmundjeve kanceroze, kardiovaskulare, Parkinsonit dhe Alzheimerit, transmeton “temina”. Bazuar në një lajm të “Mayo Clinic”, produktet e pasura me antioksidues përmbajnë fibra, yndyrë të pangopur, nivel të ulët kolesteroli dhe në të njëjtën kohë janë burim i mirë vitaminash dhe mineralesh. Cilët janë produktet që përmbajnë sasi të larta antioksiduese?
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...