Jurgen Klopp është i interesuar për të sjell Ivan Rakiticin në Liverpool nëse Philippe Coutinho i bashkohet Barcelonës.
Trajneri i Liverpoolit nuk dëshiron të shes yllin e tyre derisa Barcelona vazhdon të kërkojë atë si zëvendësues të Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
Neymar iu bashkua Paris Saint Germain javën e kaluar për një tarifë prej 222 milionë euro që theu rekord botëror dhe tani trajneri Ernesto Valverde ka një shumë të madhe të hollash në dispozicion për t’i shpenzuar.
Atyre i janë refuzuar dy oferta, madje edhe ajo prej 90 milionë funta që ishte shtruar dje.
Dhe, Barcelona tani ka vendosur për të realizuar përpjekjet e tyre në një mënyrë tjetër.
‘Don Balon’ pretendon që Ivan Rakitic është ofruar gjatë negociatave dhe Jurgen Klopp është i interesuar për të arritur një marrëveshje.
Ylli kroat është i interesuar gjithashtu me idenë për të punuar nën udhëheqjen e trajnerit gjerman./arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation