Google ADS

Pa shikues në palestër, Maqedonia-Kosova

18:02 | 10 Gusht 2017
Arbresh Info

Basketbollistët e Kosovës ndeshjen e radhës nuk do ta ketë ndihmën e “Dardanëve”.

E gjithë kjo pasi që përmes një njoftimi nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë (MKF) është bërë e ditur se ndeshja parakualifikuese ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës do të zhvillohet pa shikues, saktësisht nuk do të ketë bileta në shitje.

Arsyetimi i MKF-së ka qenë se për shkaqe sigurie nuk do të ketë shitje të biletave për këtë ndeshje dhe ky vendim është marrë në konsultim me autoritetet kompetente.

Kosova kishte mposhtur Maqedoninë në përballjen e parë kualifikuese të zhvilluar në Prishtinë, ku rol të rëndësishëm luajtën edhe adhuruesit që kishin mbushur Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

E derisa Maqedonia në anën tjetër nuk ka përkrahje thuajse fare nga publiku i saj, ‘Dardanët’ pritej të mbushnin edhe “Boris Trajkovski Arenën” – por tani gjërat ndryshuan.

Bile, portali maqedonas “Ekipa” ka bërë të ditur se MKF ia ka frikën publikut kosovar që do të mbush palestrën me më shumë adhurues për Kosovën sesa që kanë vendasit në mes të Shkupit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme