Borussia Dortmundi ka konfirmuar se ata kanë refuzuar një ofertë nga Barcelona për futbollistin Ousmane Dembele.
Barcelona ka qenë duke kërkuar transferimin e anësorit 20-vjeçar dhe shumë raporte pretendonin që lojtari tashmë ka rënë dakord t’i bashkohet atyre, transmeton portali arbresh.info. Sot (e enjte), trajneri i Dortmundit, Peter Bosz, zbuloi që Dembele mungoi në stërvitje dhe klubi nuk ka pasur as mundësi të kontaktojë atë.
Shumë pak kohë pas kësaj, një njoftim është lëshuar nga klubi duke zbuluar që negociatat janë zhvilluar por marrëveshja nuk është arritur.
“Borussia Dortmundi ka zhvilluar negociatat me klubin katalunas FC Barcelona në lidhje me transferimin e mundshëm të lojtarit të BVB-së Ousmane Demebele te FC Barcelona”
“Gjatë këtij takimi, reprezentuesit e Barcelonës shtruan ofertën e tyre e cila nuk përputhet me aftësitë e jashtëzakonshme të lojtarit në futboll dhe vlerën e klubit, madje as nuk prezanton situatën ekonomike në merkato të transferimeve evropiane. Për shkak të kësaj, BVB ka refuzuar këtë ofertë”
Klubi në Bundesliga insiston që duhet një ofertë mbi 100 milionë euro për të nënshkruar me reprezentuesin francez, i cili ka shënuar 10 gola gjatë 50 ndeshjeve te klubi qysh pas transferimit nga Rennes për 15 milionë euro në muajin korrik të vitit të kaluar./arbresh.info
Zelensky uron Trumpin dhe llogarit në mbështetjen e SHBA-së ...
Rutte: Trump do të jetë përsëri çelësi për ta mbajtur të for...
Kryeministri izraelit përgëzon Trumpin: Rikthimi më i madh n...
Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme
Trump thotë se i mbijetoi atentatit për një arsye
Vuçiq uron Trumpin: Serbia është e përkushtuar për bashkëpun...