Google ADS

Çfarë dëme mund të shkaktojë Koreja e Veriut edhe pa armë bërthamore?

13:00 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Shkruan: Jonathan Marcus

Koreja e Veriut është shtet i izoluar, por shumë i militarizuar. Udhëheqja e saj ka një qëllim thelbësor- mbijetesën.

Kjo është arsyeja pse ata kanë vendosur burime të mëdha në programet e tyre bërthamore dhe raketore, si politika përfundimtare të regjimit.

Çdo përdorim i aftësive të tyre bërthamore do të ishte katastrofike, sidomos në vetë rastin e Koresë Veriore. Regjimi nuk do t’i mbijetonte këtij lloj konflikti.

Por kjo perspektivë e tmerrshme nuk është domosdoshmërish shqetësimi i menjëhershëm. Shqetësim mbetet kërcënimi në rritje mes Uashingtonit dhe Phenianit, të cilët po zhvendosen nga retorika në realitet.

Koreja e Veriut është një vend që ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme përdorimin e forcën dhe këtë mund ta bëjë sërish. Më mars të vitit 2010 besohet se ka zhytur një luftanije të Koresë Jugore. Në të njëjtin vit, artileria e saj bombardoi një ishull të Koresë së Jugut dhe nëse kjo krizë e tanishme shkon duke u rritur, ka të ngjarë që Koreja e Jugut të humbë durimin.

Ushtria e Koresë së Veriut ka avantazhin numerik mbi Jugun dhe është vendosur afër Zonës së Demilitarizuar (DMZ) që shënon kufirin midis dy vendeve. Është sugjeruar shpesh që forcat e artilerisë dhe raketave të Koresë së Veriut mund të nivelizojnë kryeqytetin e Koresë Jugore, Seulin brenda disa orës, në rast të ndonjë konflikti.

Por kjo nuk është e vërtetë. Seuli ka rreth 40km nga DMZ dhe mund të arrihet vetëm nga pjesët më të larta të artilerisë së Veriut.

Koreja e Jugut ka një avantazh cilësor dhe sigurisht që ka mbështetjen e madhe të ushtrisë amerikane. Çdo replikë e Luftës Koreane të viteve 1950, lëvizja e forcave të veriut në jug, do të shkaktonte një numër të madh të viktimave civile, por përfundimisht do të përfundonte me një katastrofë për vetë regjimin.

Një luftë e tillë mes dy Koreve nuk ka gjasa të ndodh. Megjithatë, rreziku ekziston se Koreja e Veriut mund të përdorë forcat e saj ushtarake për të provokuar një konflikt të përgjithshëm.

Veriu ka një arsenal të gjërë të armatimeve kimike. Ajo gjithashtu mund të ketë edhe armë biologjike. Ka një numër të madh të forcave speciale të trajnuara për të depërtuar në jug. Dhe gjithashtu ka zhvilluar një aftësi për sulme kibernetike.

Por çdo sulm kundër SHBA-ve apo aleatëve të tij në kontekstin aktual rrezikon një luftë më të përgjithësuar. Duke supozuar se regjimi i Phenianit nuk është vetëvrasës, udhëheqja e Koresë Veriore duhet të jetë e vetëdijshme për rreziqet që i kanosen.

Rreziku i një lufte gjithëpërfshirëse me Shtetet e Bashkuara, që mund të përfundojë vetëm me rrëzimin e regjimit, s’ka kuptim.

Çdo luftë në gadishullin Korean do të luante në përparësitë e Uashingtonit. Forcat e Koresë së Veriut do të kanalizohen në drejtim të jugut në rrugë të kufizuara për shkak të topografisë dhe Pentagoni mund të përdorë konceptet klasike të betejës ajrore të saj për t’i mposhtur ato.

Një luftë e tillë është vështirë të mendohet. Kjo lloj lufte nuk është në interesin e asnjërës palë. Rreziku tani është i llogaritur gabim dhe veprimet e ndërmarra në bazë të retorikave të ngathëta shpesh hutojnë.

Koreja Veriore bën një transmetin të plotë të ‘fuqisë’ së saj, ndërsa SHBA-të duhet të jenë të kujdesshme në lidhje me tonin e mesazheve.

Përktheu: Arbresh.info
Burimi: BBC

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme