Kamza ka qenë shumë aktive në merkato dhe deri më tani ka firmosur me tetë futbollistë, duke bërë që grupi i futbollistëve nën drejtimin e trajnerit Ndreu të jetë më i plotë.
Tashmë kërkohet një sulmues dhe veç Plakut që kërkohet prej kohësh, tashmë është piketuar edhe një tjetër lojtar që luan në vijën e parë të sulmit dhe që ka një CV mjaft të pasur.
Bëhet fjalë për Mekoli Kresantus, 26-vjeçarin që u ble në vitin 2008 nga Hamburgu për një milion euro dhe është huazuar te Karsluhe dhe FSV Frankfurt. Nigeriani ka luajtur edhe në Greqi me AEK- un, ndërkohë që vjet ka luajtur në Spanjë dhe tashmë është lojtar e tentohet nga Kamza, sikurse shkruan Sport Ekspres.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi