Petroviq e quan ide të çmendur ndarjen e Kosovës

11:41 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, për Danas ka dhënë intervistë lidhur me situatën në Kosovë dhe për gjendjen e serbëve të Kosovës.

Ai ndër të tjera idenë e ministrit për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, për ndarjen e Kosovës e vlerësoi si ide e çmendur.

Intervista e plotë e Petroviqit:

Në pyetjen se si komenton nismën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dialog gjithëpërfshirës për Kosovën dhe si është reaguar nga pjesa veriore e Kosovës ndaj kësaj iniciative?

Dialogu gjithnjë është i dobishëm dhe i mirë, por mendoj se do të duhej të niste më herët. Frikohem se jemi para aktit të kryer dhe tani duhet t’i ndajmë përgjegjësitë për diçka që do të ndodhë në të ardhmen. Mendoj se serbët në Kosovë do të duhej të inkuadroheshin në dialogun e Brukselit, ngase, mendoj se shumëçka kemi humbur, meqë atje nuk kishte serbë nga Kosova, të cilët dinë më së miri problemet e jetës.

Hashim Thaçi para pak kohësh ka deklaruar se me formimin e Qeverisë, do të angazhohet personalisht në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Përse Qeveria e Kosovës po vonohet aq shumë me formimin e Asociacionit të lartpërmendur dhe a është e mundur të formohet më shpejt?

Nuk jam i sigurtë se a duhet serbët t’i gëzohen formimit të këtij Asociacioni, sepse ne nuk dimë se sa do të fitojmë me të e sa do të humbim. Ne ende nuk dimë ingerencat e këtij Asociacioni, sepse ne kemi dy komentime të kundërta mbi Asociacionin, nga Beogradi dhe Prishtina, Mendoj se para së gjithash do të duhejt të bëhej ionterpretimi i ingerencave të këtij Asociacioni, pastaj të bisedohet për formimin e tij, por më e keqja është se për këtë Asociacion flitet në kohë fushatash parazgjedhore.

Si mendoni idenë e Daçiqit për ndarjen e Kosovës?

Nu di se si do ta ndante Kosovën, ministri i Jashtëm, Daçiq, sepse nëse mendon se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe jugu, nga Ibri e tutje, i takon Kosovës, atëherë kjo është ide e çmendur për disa arsye: së pari, dyfish më shumë njerëz jetojnë në pjesën jugore të Kosovës, pastaj Manastiri i Deçanit, Graçanica, etj, janë vlera kulturore që ekzistojnë në pjesën jugore të Kosovës, ndërkaq arsyeja tjetër është se çfarëdo ndryshimi i kufirit shakton konflikt. Ka katër vjet që Kosova nuk po mund të arrijë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, sepse disa mendojnë se atje po humbin disa qindra hektarë, prandaj është joserioze të mendohet se shqiptarët lehtë do ta pranonin shkëputjen nga pjesa veriore. Nëse do të vinte puna për ndarje, atëherë kush do të mundte t’i ndalonte shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë, prandaj them se kjo është e pamundur dhe e pazbatueshme, kur janë në pyetje interesat serbe.

Çfarë zgjidhjeje afatgjate për Kosovën do duhej arritur që të kënaqeshin serbët në veri?

Ashtu sikundër kam theksuar, dyfish më shumë jetojnë në jug të Kosovës, pra rreth 80.000 serbë, prandaj nuk di se pse do të duhej të kënaqeshin vetëm me interesat e serbëve të veriut dhe jo të serbëve, të cilët jetojnë në Graçanicë, Shterpcë, Gorazhdec.

Disa kandidatë për deputetë në listën tuaj janë shakruar ngase nuk dëshironin të tërhiqeshin nga kandidatura. Keni deklaruar se ndaj njerëzve tuaj është ushtruar presion i madh nga ata të cilët kanë keqpërdorur pozitat e tyre përbrenda institucioneve të financuar nga Serbia. Kush janë ata dhe a po duroni ende këto presione?

Ata janë njerëz të cilët po keqpërdorin pozitat e tyre dhe të njëjtit kryejnë presion ndaj gjithë atyre që nuk mendojnë njësoj si ata. Disa pjesëtarë të Listës Serbe, bile publikisht në tubimet e tyre kanë kërcënuar anëtarët tanë. Më pak e rëndësishme është të dihet kryesit e këtyre punëve. Në disa nga anëtarë të Listës Serbe kanë qenë drejtorë të ndërmarrjeve të Serbisë, ku anëtarët tanë janë të punësuar te ta. Kjo është më me rëndësi të dihet se në ç’bazë dhe me ç’urdhër është bërë kjo dhe pse është lejuar kjo të ndodhte. Nëse politika e Listës Serbe e me këtë dhe e Beogradit që e mbështet, nuk di se përse të frikohen dhe në fushata të shfrytëzojnë të gjitha mjetet: mediatike, mekanizmat tjerë të kërcënimeve, që të ndikojnë te anëtarësia e grupit tjetër politik të tërhiqen nga lista zgjedhore.

Liderit të Iniciativës Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi”, e Oliver Ivanoviqit, para pak kohësh iu dogj vetura në veri të Mitrovicës. Kush, sipas teje qëndron prapa këtij akti: serbët apo shqiptarët?

Mendoj se edhe Oliver Ivanoviqi dhe Dragisha Milloviqi, ish kryetar i Zveçanit, të cilit dy ditë më përpara se Oliverit iu dogj vetura, delkaruan se prapa këtij akti nuk qëndrojnë shqiptarët. Natyrisht duhet të presim të dhënat nga organet gjegjëse, edhepse dihet se në atë rajon fjalën kryesore e kanë disa qendra joformale. Viteve të fundit janë hedhur disa qindra bomba, qindra vetura janë djegur, bile pati edhe vrasje. Kandidati ynë për kryetar komune u vra më 2013 dhe ende as sot nuk dihet asgjë për atë rast.

Në bazë të përpjekjeve të pasukseshme për zgjedhen e kryetarit të Parlamentit të Kosovës në dy seancat e fundit, a ekziston mundësia e shkuarjes në zgjedhje të reja?

Mendoj se shkuarja në zgjedhje të reja është e mundësia e fundit, por asgjë nuk është e pamundur. Pres që koalicioni PAN këtë javë të punojë më shumë në sigurimin e shumicës parlamentare dhe me këtë të shmangen kriza të reja politike.

A ka mundësi që komuniteti serb të marrë më shumë se një vend në Qeverinë e Kosovës?

Ju kujtoj kohën kur SLS ishte dy mandate në Qeverinë e Kosovës dhe kemi arritur që nga zgjedhjet të sigurojmë tre vende në Qeveri dhe një zëvendëskryeministër. Pra mundësi ka por varet nga ne serbët që kemi marrë besimin nga votat e popullit. Mjerisht, SLS ka vetëm një deputet në Kuvendin e Kosovës. Presim që të jemi pjesë edhe në Komisionet Parlamentare dhe në Qeveri, sikundër edhe partitë tjera politike serbe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme