Presidenti i Aleancës Kosova, e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK nuk merren vesh për bashkëpunim për formimin e institucioneve, atëherë qëndrimi në LAA është i pakuptimtë.
Madje, Pacolli u ka dhënë 10 ditë afat këtyre partive për të arritur marrëveshje.
E pyetur, për këtë, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë s dhe ajo beson se edhe në të ardhmen bashkëpunimi do të vazhdoj.
“Vetëvendosje është në bashkëpunim me koalicionin LAA dhe ne besojmë se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të vazhdoj. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Kadaj Bujupi pas mbylljes se seancës, konstituive.
Tutje, ajo ka bërë me dije se me ose pa PAN-in ata do të vazhdojnë të thërrasin vazhdimin e seancës.
“I thërrasim të vijnë në Kuvend dhe aty të thonë fjalën e vet. Ata e kanë bllokuar Kosovën duke konsideruar se Veseli është më i madh se Kosova. Qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim”, ka shtuar Kadaj-Bujupi.
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...