Divjaka pritet të transformohet totalisht nga resorti gjigant që do të ndërtohet aty, pikërisht nga kompania “Mabetex” e biznesmenit të njohur shqiptar Behgjet Pacolli.
Projekt është quajtur “Divjaka Resort” dhe parashikohet të shtrihet në 3 342 hektarë hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të jenë plazh, ndërsa 1 050 hektarë do të jenë pyll.
Për të stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës projekti parashikon edhe një lagunë prej rreth 1 270 hektarësh. Ky investim do të jetë i pari i këtij lloji në vend, duke i hapur rrugën Shqipërisë drejt një zhvillimi të turizmit në kuadër të resorteve dhe jo të bizneseve të vogla familjare.
“Projekti ofron një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të zonës si edhe të gjithë Shqipërisë, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e ndjeshëm në infrastrukturë si edhe një treg të madh për prodhimet bujqësore të zonës”, – shprehet kompania në promovimin e projektit.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...