Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është e qartë kush po e bllokon krijimin e institucioneve.
Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës Hoti ftoi deputetët e koalicionit të PDK-së të jenë të arsyeshëm dhe të jenë prezent në Kuvend në mënyrë që institucionet të krijohen sa më shpejt.
“Duhet të lëvizim përpara me themelimin e institucioneve sepse kemi humbur shumë kohë”.
“Le ta kemi edhe një përpjekje të fundit dhe le të lëvizim sa më shpejt në këtë drejtim”.
Është pamundësuar vazhdimi i seancës konstituvie të Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, shkruan arbresh.info.
Në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR, por jo edhe ata të PAN-it dhe minoriteteve.
Një ditë më parë, në takimin konsultativ, deputetët minoritarë e shihnin të panevojshme mbajtjen e seancës së sotme meqë nuk do të marrin pjesë deputetët e koalicionit PAN.
Këta të fundit kanë kërkuar që për javën tjetër të mbahet edhe një konsultim të mërkurën dhe seanca plenare të mbahet të enjten ose të premten.
/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?