Mustafa: Pacolli i përmbahet marrëveshjes që ka nënshkruar me LDK-në

10:47 | 10 Gusht 2017
L G

Kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se deklarimi i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli se LDK ka afat dhjetë ditë të ndryshoj qëndrime për të zhbllokuar institucionet e vendit, nuk është ultimatum, raporton “Arbresh.info”.

“Nuk shoh ultimatum. Po shoh shprehje të mendimit, sepse institucionet  dueht të themelohen dhe njerëzit duhet të japin mendime  për zgjidhjen e krizës”, tha Mustafa.

Mustafa është i bindur se AKR e Behgjet Pacollit nuk do t’a tradhtoj.

“Pacolli i përmbahet marrëveshjes qe ka bërë me koalicionin dhe deputet tanë.  Qëndrimet  i kemi të qarta dhe deputet tanë  e dinë se kënd duhet me votu”, u shprehë Mustafa pas përfundimit të mbledhjes që pati me krerët e degëve të LDK-së./ Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme