Tjetër mesazh ka shkuar në drejtim të kryeministrit Edi Rama nga LSI-ja.
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në faqen e tij në FB, e krahason atë me shokët e byrosë që nuk dinin se populli hante buke me tollon.
Postimi i Vasilit
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…
Para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s’ka siguri;
-që dhjetra shkolla s’kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë…
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...