Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in sot në seancë

09:58 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Albert Krasniqi nga KDI, tha se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet sot, nuk do të sjellë asgjë pavarësisht se kanë kaluar dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

“Tani ka pengesa dhe vonesa. Të paktën vetëm dje është thënë se vetëm Kadri Veseli do të jetë i vetmi kandidat për të parin e Kuvendit”, tha ai sot për RTK-në.

Sipas tij, do të ishte mirë që PAN të ishte e pranishme në seance. “Ky do të ishte veprim më i mirë dhe jo të bojkotohet seanca”, tha ai.

Krasniqi tha se tani po dalin kushte ndërmjet partive. “Sot nuk mund të presim se do të ketë konstituim. Asgjë nuk mund të bëhet pa PAN-in në seancë”, tha ai.

Krasniqi vlerësoi se mund të ketë ndryshim të situatës. Edhe për ultimatumin e Pacollit, ai tha se do të mund të thellohet ndarja tek partitë. “Do të jetë vështirë të kemi stabilitet”, tha ai.

Ai vlerësoi se në qeveri që ka pak vota, nuk mund të jetë stabile, pasi që edhe qëllimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishte që të krijohet një qeveri stabile. Krasniqi pret që javën e ardhshme të mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme