Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se Gjyqtari Osman Shabani, është njëri nga pretendentët kryesorë për postin e të parit të Gjykatës Themelore Penale – Shkup.
Burime të sigurta për Zhurnal bëjnë të ditur se Shabani për momentin gjyqtar si një kuadër profesional i plotëson të gjitha kushtet për të marrë këtë detyrë dhe me këtë të fillohet të plotësohet edhe vakumi i krijuar i mungesës së kuadrit shqiptar në poste udhëheqëse në gjyqësor dhe në përgjithësi në jurisprudencës.
Përndryshe Osman Shabani është gjyqtar profesional, ka mbi 7 vite përvojë pune si gjyqtar, midis tyre katër vite si gjykatës hetues në Gjyqin Themelor Shkupi, dy vite ka punuar si gjykatës për kundërvajtje dhe tanimë po konkurron për të parin e Gjykatës Themelore Penale si profesionist i dëshmuar.
Zhurnal mëson se në këtë garë kundërkandidatë të Shabanit për të parin e Gjykatës Themelore Penale janë edhe Ivan Xholev, Gjoko Ristov, Olja Ristova, Verka Petrovska, Ivica Stefanovski dhe ish-kryetari Vladimir Pançevski.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç