Një sallatë e lehtë, e shijshme, e përsosur për çdo sezon, me manaferra, arra dhe spinaq.
Ajo përgatitet në vetëm 10 minuta dhe do ti japë më shumë shije vakteve tuaja.
Ja si ta përgatisim:
Përbërësit:
10 fleta spinaq
1 filxhan çaji manaferra të freskëta
1 filxhan kafe më arra ( të pastruara mirë)
1 lugë uthull molle
5 rripa djath kaçkavall.
Përgatitja:
Fillimisht lajmë me ujë të bollshëm spinaqin dhe e copëtojmë me dorë në një enë të madhe qelqi. Sipër u shtojmë manaferrat e lara mirë, arrat e copëtuara dhe uthullën. Në fund i hedhim djathin kaçkavall të prerë në rripa të hollë.
Sapo përgatitët një sallatë super të shijshme!
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...