Kryetarja e subjektit politik Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se gjatë ditëve të fundit janë kontaktuar nga zyrtarë të ndryshëm të AAK-së të cilët kanë kërkuar nga ta bashkëpunim në qeverisje.
Megjithatë, në një bisedë për Koha.net, ajo ka thënë se kjo gjë është refuzuar kategorikisht nga partia e saj.
“Neve këtyre ditëve na kanë kontaktuar zyrtarë të ndryshëm të AAK-së për përkrahje të qeverisë Haradinaj si dhe na kanë ofruar bashkëpunim në qeverisje, gjë të cilën kategorikisht e kemi refuzuar”, ka thënë Kusari-Lila për Koha.net.
E pyetur që të komentojë deklaratat e fundit të Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli për ultimatumin 10 ditësh që u ka dhënë LDK-së e Vetëvendosjes, Kusari-Lila nuk ka pranuar të komentojë.
Megjithatë, ajo ka shtuar se edhe Alternativa është pro intensifikimit të bashkëpunimit LDK-VV, por nuk do të luhatet nga koalicioni në rast se kjo dështon.
“Nuk dua të komentoj deklaratën e z. Pacolli. Alternativa nuk e ka asnjë dyshim në zgjidhjen për qeverisjen e Kosovës, e ajo nuk duhet të jetë PAN. Ndërsa z. Pacolli besoj se thërret për bashkëpunim më të intensifikuar në mes të LDK dhe LVV, për të cilin bashkëpunim jemi edhe ne. Ndërsa, në mungese të këtij bashkëpunimi nuk e shohim zgjidhjen në mbështetje për PAN”, është shprehur kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila./arbresh.info/
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...