Mourinho refuzoi një shtrëngim duarsh me sulmuesin Gareth Bale (VIDEO)

23:23 | 9 Gusht 2017
Arbresh Info

Derisa skuadrat ishin duke u përgatitur në tunel për UEFA Superkupën e së martës, Jose Mourinho duket se refuzoi një shtrëngim duarsh nga Gareth Bale.

Trajneri i Manchester United ishte shumë i hapur rreth shpresave të tij për të nënshkruar me sulmuesin Gareth Bale, por prezenca e uellsianit në formacionin startues të Real Madridit duket se i dha fund garës nga portugezi, transmeton portali arbresh.info.

Dhe, derisa ai vazhdonte të përgatitej me bashkëlojtarët e tij, anësori vërejti Mourinhon duke ardhur në tunel për të përshëndetur kundërshtarët.



Nëse ishte një refuzim i qëllimshëm apo ndodhi gjithçka papritur nuk dihet ende por është e qartë që buzëqeshja dhe përqafimet ndërmjet tyre munguan, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur në ndeshjen parasezonale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./arbresh.info


Të ngjashme