Barcelona ka shtruar ofertën e dytë për yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, dhe këtë herë oferta besohet se vlen saktësisht 9.3 milionë funta.
Lajmi vjen nga gazetari Paul Joyce i ‘The Times’ dhe duket që e ardhmja e Coutinhos përfundimisht do të zbulohet, transmeton portali arbresh.info.
Raporte të tjera shtojnë gjithashtu që oferta është refuzuar dhe se Barcelona do të përpiqet sërish pasi kërkojnë t’i afrohen sa më shumë pikës së vendosur nga Liverpooli në çbllokimin e këtij transferimi.
Barcelona ka kërkuar transferimin e Coutinhos që një numër të madh sezonesh, por tani gara ka kaluar në një nivel tjetër pas largimit të Neymarit për transferim në PSG.
Ylli brazilian u transferua te skuadra franceze në një marrëveshje prej 225 milionë euro, tarifë që theu rekord botëror./arbresh.info
Salah gjen golin e barazimit për Liverpoolin ndaj Arsenalit
Tërmeti me magnitutë 5.0 godet Turqinë
Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes: Kryetar ...
Ylli fiton ngushtë ndaj Prizrenit
Bajqinovci takon mërgatën në Suedi: U zotuan për mbështetje ...
Arsenal rikthen epërsinë, shënon Mikel Merino