Shteti Islamik përmes një video ka kërcënuar kryeqytetin iranian, Teheranin, më sulme të reja dhe u ka bërë thirrje të rinjëve iranianë që të ngrihen dhe të fillojnë xhihadin në vendin e tyre.
Në video është shfaqur një burrë me maskë të zezë, ndërsa në dorë mbante një Ak-47, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Video e kërcënimit mbante logon e agjensisë së lajmeve të Shtetit Islamik, Amaq, ndërsa si pamje shfaqeshin dy sulem në Teheran që ishin kryer gjatë muajit qershor.
“Sikurse në Irak dhe Siri, në të njejtën mënyrë ne po presim t’i heqim qafe të pafetë edhe në Teheran”, tha burri, duke folur me theks Farsi.
Grupi terrorist ka vrarë të paktën 18 persona gjatë sulmeve para parlamentit në Teheran me 7 qershor./Arbresh.info
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...