Pas dëgjesave me qytetarët e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e së mërkurës raportin për kërkesat e banorëve të kryeqytetit.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rama thotë se veçoria e dëgjesave, të zhvilluara sipas tij në çdo lagje të kryeqytetit, ka qenë pjesëmarrja e qytetarëve me bindje të ndryshme politike, shkruan tch.
Sipas njoftimit të kreut të qeverisë, më shumë se 50 për qind e qytetarëve që kanë marrë pjesë në këto takime kishin bindje politike të djathtë, por zgjodhën t’i besojnë ekipit të PS për zgjidhjen e problemeve të tyre.
Sipas Ramës, problematikat më të ngritura gjatë këtyre takimeve kanë qenë:
Papunësia, 317 herë;
mungesa e ujit të pijshëm, 234 herë;
mungesa e infrastrukturës, 215 herë;
problemet me legalizimet, 180 herë;
cilësia dhe siguria ushqimore, 140 herë;
problemet me OSHEE-në, 120 herë;
problemet me hipotekat, 85 herë.
Kryeministri shton në postimin e tij se në takimet e zhvilluara në 39 njësitë administrative të Tiranës kanë marrë pjesë rreth 272 mijë qytetarë, të majtë e të djathtë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...