Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, thotë se nuk ka kërcënim të afërt nga Koreja e Veriut, pavarësisht se Pheniani po kërcënon të sulmojë territorin e Guamut të Paqësorit në SHBA.
Tillerson gjithashtu mbrojti deklaratën e Presidentit Donald Trump, i cili ka kërcënuar Korenë Veriore me ‘zjarr dhe tërbim’, transmeton portali arbresh.info
“Banorët në Guam mund të flejnë të qetë, përkundër kërcënimeve”, ka thënë Tillerson.
Sipas Tillerson, Trump vetëm ka dashur t’i dërgojë një mesazh të qartë Koresë Veriore.
Sekretari i Mbrojtjes James Mattis përsëriti këtë mesazh duke i kërkuar Koresë së Veriut të ndalë programin e saj të armëve.
Ai tha se Pheniani ‘duhet të ndërpresë çdo shqyrtim të veprimeve që do të çonin në fund të regjimit të saj dhe shkatërrimin e popullit të saj’.
Gjatë tensioneve të ngritura mes dy vendeve, Kina që është edhe aleat tregtar i Koresë Veriore ka bërë thirrje për qetësi dhe ka kërkuar që tensionet mes dy vendeve të zgjidhen në mënyrë diplomatike./Arbresh.info
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...