Kosova ka pësuar humbjen e parë në para-kualifikueset e botërorit Kina 2019.
Basketbollistët tanë humbën kundër estonezëve me rezultat 76:50 në kuadër të Grupit C.
Fillim i ndeshjes i takoi kosovarëve dhe u duk se vendasit nuk do ta kenë të lehtë, por në fund të pjesës së parë epërsia e estonezëve ishte dyshifrore.
Çereku i parë i takoi vendasve me dy pikë epërsi 17:15, megjithëse kosovarët kishin avantazh prej tetë pikëve (10:2).
Por, dhjetë minutshi i dytë i takoi plotësisht estonezëve, të cilët ngritën epërsinë në shifrat dyshifrore, 40:29.
Pjesa e dytë ishte pothuajse sa për statistika pasi që estonezët, në saje të një loje të bukur dhe pakujdesisë sonë, treguan se do të fitonin edhe takimin e dytë.
Estonia në dhjetë minutshin e tretë dëshmuan vlerat dhe arsyen pse janë favoritë të grupit, duke përmbyllur këtë periudhë me rezultat 60:41.
Në çerekun e katërt, te dyja skuadrat nuk shënuan shumë pikë, por Estonia shënoi fitoren e dytë në grup në saje të rezultatit 76:50.
Më të dalluarit te Estonia ishin Hallik me 15 pikë dhe Sokk me 14 pikë. Te Kosova u veçuan Erjon Kastrati me 11 pikë (asnjë në pjesën e dytë), derisa 9 pikë shtoi edhe Drilon Hajrizi.
Duhet përmendur që faktor kryesor në humbjen e Kosovës ishin gjuajtjet e dobët nga loja. Përfaqësuesja e Kosovës gjuajti nën 32% si nga gjuajtjet për 2 pikë, ashtu edhe ato për 3 pikë.
Theksojmë se pas kësaj humbje, Estonia ka dy fitore, Kosova një fitore dhe po aq humbje ndërsa Maqedonia ka pësuar dy herë.
Kujtojmë se takimin e radhës, Kosova do ta zhvillojë të shtunën (12 gusht) në Shkup kundër Maqedonisë.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...