Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se partnerët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk ka lëvizur nga qëndrimi për të mos hyrë në pushtet me koalicionin PDK-AAK-Nisma.
“Nuk ka lëvizje nga qëndrimet e subjekteve që janë në koalicion me LDK-në… Neve nuk ka askush pse të na bind se na duhet një qeveri të tillë. Ata deri tani kanë thënë se janë fitues dhe se I kanë numrat. Por është evidente që nuk i kanë numrat. Në këtë konstalacion nuk ka hapësirë për bashkëpunim”, ka deklaruar Kusari-Lila në TV Dukagjini.
Më tej, ajo ka thënë se partnerët e koalicionit LAA janë të vendosur për të mos hyrë në koalicion me PAN-in.
“Duhet të mbahet seanca sa më shpejt, duhet të zgjidhet kryetar i Kuvendit dhe pastaj duhet të shihet se kush i ka votat për Qeverinë. Bllokues nuk janë të tjerët, bllokues është PAN-i… numrat nuk janë dhe kjo është evidente”, ka shtuar Kusari-Lila duke u shprehur e sigurt se nuk do të jetësohet qeveria e PAN-it.
Ajo ka thënë se PAN-i nuk e ka as forcën politike dhe as vizionin për të qeverisur.
Kurse e pyetur rreth ultimatumit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli për LDK-në dhe LVV, deputetja Kusari-Lila ka thënë se nuk e ka parë ende intervistën dhe se nuk e di saktësisht çfarë ka thënë Pacolli./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...