Google ADS

Shuhen shpresat e Man Utd për të nënshkruar me Gareth Bale

19:23 | 9 Gusht 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho ka thënë se gjithçka ka përfunduar rreth shpresave të Manchester United për të nënshkruar me reprezentuesin uellsian Gareth Bale nga Real Madridi.

Pasi Bale startoi në ndeshjen e fituar në Shkup të Maqedonisë kundër “Djajve të Kuq”, Mourinho ka thënë: “Është e qartë që klubi e do atë, trajneri e do atë dhe ai e do klubin”.

“Prandaj për mua, loja ka mbaruar, madje para se të fillonte”

Gareth Bale i është bashkuar skuadrës spanjolle për një tarifë që theu rekord botëror prej 85 milionë funta nga skuadra në Premierë Ligë – Tottenhami në vitin 2013./arbresh.info

Të ngjashme