Gara për zgjedhjet lokale sa vjen e bëhet akoma më e fortë ndërkohë që partitë akoma taktizojnë me kandidatët të cilët do i nxjerin për të garuar në komuna të ndryshme, shkruan Zhurnal.mk
Si një nga komunat e rëndësishme në taborin shqiptarë është edhe ajo e Gostivarit ku në këtë komunë pritet të ketë disa kandidat nga parti të ndryshme.
LR PDSH-ja akoma nuk ka caktuar se me cilin kandidat do të del në garën e zgjedhjeve lokale ndërsa për Zhurnal.mk theksojnë se janë duke bërë akoma konsulta të brendshme në degë por edhe në organet më të larta partiake që të nxjerin kandidatin më të mirë.
“Këtë vendim do ta marrin organet e Partisë, Kryetari, Kryesia qëndrore në bashkëpunim me Degën e Gostivarit në bazë të konsulltave dhe strategjive të brendshme”, thonë kështu për Zhurnal nga departamenti për informim i LR PDSH.
Sipas tyre, kjo parti ka potencial të fortë kadrovik dhe janë në organizim të brendshëm për të fituar këtë komunë pasiqë thonë se në zgjedhjet e fundit parlamentare doli me një rezultat befasues.
“LR PDSH ka potencial të fortë kadrovik dhe organizim të brendshëm për ta fituar këtë Komunë. Në zgjedhjet e fundit Parlamentare, LR PDSH -Gostivar ishte e mirë e organizuar dhe doli me një rezulltat pozitiv befasues”, theksojnë mes tjerave nga LR PDSH për Zhurnal.mk
Ndryshe në anën tjetër me kandidat të saj do të del edhe RDK-ja e Vesel Memedit, cili ai këtë në një prononcim për Zhurnal e konfirmoi.
“RDK do të nxjerr kandidat të vetin në gostivar dhe ne shume komuna tjera.”, tha kreu i RDK-së, Vesel Memedi në një prononcim për Zhurnal.
Ndryshe Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor, ndërsa fushata zgjedhore fillon më 25 shtator./arbresh.info/
Konteinerët me mbetje, Hoxha: Po krijohen kushte sigurie për...
Dogana e Kosovës priti sot në vizitë drejtorin e përgjithshë...
Gjimshiti në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve
Britania “godet” Rusinë me një paketë të re sanksionesh
ORCA kundër afateve shtesë për provime në UP
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në hist...