Chelsea ka shtruar një ofertë prej 25 milionë funta për të nënshkruar me mesfushorin Alex Oxlade Chamberlain.
‘Sun Sport’ ka zbuluar së fundmi që “Blutë” janë duke kërkuar shkëmbimin e mesfushorit të Arsenalit, i cili deri tani ka refuzuar të nënshkruaj kontratë të re, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, ‘Daily Mail’ pretendon që kampioni i Premierë Ligës ka lansuar një ofertë të hapur prej 25 milionë për të siguruar shërbimet e tij.
Antonio Conte dëshiron të sjell përforcime në skuadër para se merkato e transferimeve verore të mbyllet pas ndeshjeve dëshpëruese parasezonale.
Chelsea gjatë kësaj vere ka nënshkruar me lojtarët si Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko, Alvaro Morata dhe Willy Cabellero./arbresh.info
“Bon Vivant 2” – Aprovohet propozimi i Prokurorisë për...
Barcelona blindon yllin e skuadrës dhe i vendos klauzolë mar...
Kurti takoi shefin e operacioneve të kompanisë “de Sed...
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia ni...
Bilanc ‘lufte’ në Spanjë, shkon në 140 numri i viktimave nga...
Ndërhyrja e Serbisë përmes Diplomacisë Ligjore, pasojë e ga...