Çdo mëngjes, 8 vjeçarja Gabi Mann dhe nëna e saj e mbushin oborrin e tyre me ushqim të shpezëve dhe ujë të freskët së bashku me kikirikë, ushqim të qenit etj.
Gavranët apo laraskat si gjithmonë mblidhen së bashku për pune, duke thirrur njëri tjetrin dhe menjëherë e fshijnë ushqimin në oborr.
Shpezët shumë shpesh herë lejnë prapa tyre bizhuteri dhe gjëra tjera të çmuara sikurse: pulla, gurë të çmueshëm, raporton BBC.
Gabi thotë që njëherë ka lënë prapa tij një pjesë një qafores me fjalën “Best” të dizajnuar në të.
“Nuk kam ide nëse kanë pjesën tjetër të zinxhirit që thotë “friend,” duke buzëqeshur.
Vajza nga Seattle koleksionon dhuratat nga miqtë e saj, të cilat ajo i ruan si një lloj katalogu ku edhe shkruan datat dhe vendin ku shpezët i lanë dhuratat asaj dhe të ëmës.
Gabi ka filluar ti ushqej këta shpezë aksidentalisht kur ajo ishte vetëm 4 vjeç kur asaj i rra nga dora ushqimi saj, dhe pas atij moment, e gjithë grupi i laraskave apo gavranëve filluan të stacionohen aty.
Gavranët filluan ta ndjekin atë- se zakonisht kur ishte në moshën e re ushqimi i binte nga prehri i saj dhe ata prisnin që të ushqeheshin nga ato momente.
Gavranët janë të njohur për mençurinë dhe shkathtësitë e tyre, si dhe cilësohen një prej gjallesave më inteligjente ndonjëherë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...