Google ADS

Mediat e Serbisë shkruajnë për “planin amerikan” që do të shkatërrojë boshtin Serbi-Rusi-Kinë

17:05 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Tabolidi serb “Informer”, në artikullin e titulluar “Plani i Ferrit i SHBA-ve”, shkruan se si Shtetet e Bashkuara kanë përpiluar një “plan” për të shkatërruar linjën hekurudhore Selanik-Budapest dhe që ta shpërbëjnë Republikën Serbe.

Ky tabloid që jozyrtarisht kryen detyrën e “zëdhënësit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan se ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee, është operativi kryesor i SHBA-ve për Ballkan, i ngarkuar për parandalimin e krijimit të boshtit Serbi-Rusi-Kinë.raporton telegraf

“Informer” shkruan se Yee do të duhej të emërohej ambasador i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, dhe kështu nga Shkupi do të koordinonte punën e agjencive të Shërbimeve Inteligjente në Ballkanin Perëndimor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme