Në emisionin Debat, që do të transmetohet sonte në ora 20:00, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli rrëfen se ka bërë hapin e parë drejt zhbllokimit të ngërçit politik. Ai ka paralajmëruar se nuk do të mbajë të bllokuar Kosovën dhe institucionet e vendit, prandaj Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tij, ka 10 ditë kohë për të ndyshuar qëndrimin.
Çfarë kushtesh i ka vënë Behxhet Pacolli LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Si i paralajmëroi ai këto dy parti se nuk do ta bllokojë vendin. Pse ai thotë se do të votojë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës? Bexhet Pacolli tregon se ende nuk është biseduar për asnjë ndarje ministrish dhe brenda këtyre ditëve do të fillojnë edhe bisedimet me PAN-in.
Çfarë do të kërkojë Behxhet Pacolli nga PAN për tu bërë pjesë e qeverisë???
Ndër të tjera, Pacolli në këtë intervistë e ka bërë të qartë se nëse LDK dhe Vetëvendosje nuk e bëjnë të qartë se i kanë numrat vendi nuk do të vazhdojë të mbetet në bllokadë dhe se ai do t’i bashkohet PAN’it për formimin e institucioneve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...