Sulmuesi brazilian ende nuk ka marrë dokumentacioni ne transferimit nga Barcelona.
Debutimi i shumëpritur i Neymar me Paris Saint-Germain mund të shtyhet edhe për një javë tjetër.
Mediat franceze raportojnë që transferimi ndërkombëtar nuk ka shkuar në zyrat e PSG, kështu që reduktohen shanset për ta parë brazilianin në fushë këtë të diel kundër Guingamp.
Siç shkruan L’Equipe ka kohë deri mesnatën e së shtunës që PSG ti dërgojë Ligës Franceze të Futbollit dokumentin që do t’i dorëzohet nga Federata Spanjolle, por te Barcelona ende nuk kanë lëvizur për të lëshuar transferin, duke krijuar përshtypjen se katalanasit me qëllim e zvarrisin këtë çështje, si shenj hakmarrjeje për largimin e Neymar nga Camp Nou.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”