Dështon Valdete Daka, Enver Peci në krye të Supremes (VIDEO)

15:11 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me shumicë votash zgjodhi gjyqtarin Enver Peci kryetar të Gjykatës Supreme.

Nga 11 anëtarë të këshillit, 7 vota ishin për Enver Pecin, 3 për Valdete Dakën dhe 1 për kandidatin Erdogan Haxhibeqiri, raporton arbresh.info.

Kryesuesi i KGjK- së tha se me këto vota Peci shkon si propozim për dekretim si kryetar i Supremes tek presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Para se të bëhej votimi, kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi bëri të ditur historikun e kandidatëve. Sipas tij për kandidatin Erdogan Haxhibeqiri 5 gjyqtarë të kësaj gjykate kanë dhënë mendime të mira, për Enver Pecin 4 gjyqtarë, për kandidaten Nesrin Lushta 3 gjyqtarë dhe për kandidaten Valdete Daka vetëm 2 gjyqtarë kanë dhënë mendime të mira.

Kandidati Haxhbeqiri në tri vitet e fundit ka zgjedhur 287 lëndë, Nesrin Lushta 262, Valdete Daka ka zgjedhur 246 lëndë dhe Enver Peci vetëm 35 lëndë. Por duhet marrë parasysh që Peci ka qenë kryesues i KGJK-së dhe ka pasur të pezulluar postin e gjyqtarit.

Kandidatë për kryetar të Supremes ishin Valdete Daka, Nesrin Lushta, Enver Peci dhe Erdogan Haxhibeqiri./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=tG42Ykgzsnc

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme