Sioni– Skuadra e drejtuar nga Paolo Tramexani, e ka lënë disi në heshtje transferimin e Memushajt, por nuk ka hequr dorë prej tij. Zviceranët mendojnë se me këtë strategji mund ta bëjnë Peskarën që të ulë pak çmimin.
Kuptohet qartazi se këta të fundit nuk janë të interesuar për ta mbajtur mesfushorin në skuadër sepse është një nga më të paguarit dhe deri në vitin 2021 do të shpenzonin miliona euro. Peskara do të rregullonte disi bilancet me largimin e Memushajt, shkruan PanoramaSport.
Benevento- Mirëpo, Benevento është më e qartë dhe më e sigurt në atë që po bën për të bindur Peskarën.
Skuadra e ngjitur këtë vit në Serinë A është gati të bëjë një ofertë që mund të shkojë pak më afër asaj që pretendon ekipi i Peskarës. Bëhet fjalë për afro 1 milionë euro, shifër për të cilën shqiptari mund të lihet i lirë.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person