Edi Ramës i kanë mbetur edhe pak ditë për të shpallur kabinetin e ri. Fitorja e pastër i jep atij komoditetin për të bërë “çudira” me kabinetin e ri duke futur aty edhe emra nga jashtë kufijve të Shqipërisë së 1912-ës.
Madje, po përflitet që pjesë e kabinetit të bëhet edhe një shqiptare e Kosovës, e cila mund të jetë kryediplomatja shqiptare, shkruan Lapsi.al.
Deri më tani janë përfolur disa emra, përfshi edhe gazetarin Baton Haxhiu, por siç Rama ka treguar se si punon, shancet janë që të jetë një femër.
Dy emrat më të përfolur, të cilat janë hedhur në treg nga vetë zyra e PR e Ramës, janë Vlora Çitaku dhe Mimoza Kusari, për të cilat kryeministri ka simpati. Mësohet gjithashtu se Rama u ka dhënë detyre disa bashkëpunëtorëve të afërt të tij që të ribëjnë administratën e re duke ulur në minimum numrin e ministrive dhe rindarje të detyrave të inspektorateve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...