Gjykata Themelore e Prizernit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për masën e paraburgimit për një muaj të pandehurve nga fshati Lubizhde-Komuna e Prizerentit.
Të pandehurit janë J.R., A.R., L.J., B.J, RR.J..
Më poshtë keni komunikatën e plotë:
Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale J.R. , A.R. , L.J. , B.J. , RR.J. .
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rreth orës 23:30 në fshatin Lubizhdë Komuna e Prizrenit , pas një mosmarrëveshje në një aheng – dasme janë përlesh në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjellta.
Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit.
Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohen se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë