Google ADS

Nëse Milaim Zeka vetëkandidohet, a mund të kemi nesër një kryetar të Kuvendit?(VIDEO)

11:34 | 9 Gusht 2017
arbresh.info

Në vazhdimin e seancës së nesërme nuk do të jetë i pranishëm koalicioni PAN, por mund të ndodhë si në herën e kaluar që deputeti Milaim Zeka të marrë pjesë i vetëm.

Nëse vetëkandidohet si kryetar i Kuvendit, nesër mund të kemi një kryetar të legjislativit, nëse merr mbështetjen e deputetëve të partive tjera të legjislativit.

“Do të jemi fleksibil në votën tonë,” është shprehur Korab Sejdiu, kur është pyetur për këtë çështje.

Edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nesër do të shohim se çfarë do të ndodhë.

“Nuk e dimë, nesër do ta shqyrtojmë me partitë tjera se si do të vendosim,” është shprehur Konjufca. 

PAN-i në takimin e sotëm konsultativ ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme, duke propozuar javën tjetër të zhvillohet një konsultim tjetër mes partive politike dhe të vendoset për seancën.

Kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se për veprimet e mëtutjeshme do të vendoset pas seancës së nesërme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme