Argëtimi në det shpesh mund të prishet nga meduzat.
Helmi nga ky lloj i gjallesave të detit kur bie në kontakt me lëkurën shkakton dhembje të ngjashme me djegien, dhe paraqitjen e të skuqurit dhe ënjtje.
Ndihma e parë në këtë rast është që plotësisht të qetë të dilni nga uji dhe assesi të mos shkelni në plagë, pasi që nëse e bëni këtë, atëherë do të shtyni helmin në thellësi të lëkurës.
Për ta sanuar me sukses djegien nga meduza nevojitet që vendin e lënduar ta shpërlani me ujë deti dhe jo me ujë të ëmbël, në mënyrë që të largohet helmi i meduzës.
Pas ardhjes në plazh, në vendin e prekur nga meduza duhet vendosur copa akulli për të zbutur ënjtjen.
Po ashtu mund të përdoret edhe vaji i kantarionit dhe mjalti.
Në barnatore mund të kërkoni kremin, i cili përmban analgjetik dhe antihistaminik, por nëse simptomat nuk ndalojnë dhe nuk zbuten as pas disa orëve, atëherë është e nevojshme ndihma e mjekut.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...