Ekzistojnë dy lloje të hekurit, njëri që përthithet shumë mirë nga trupi dhe tjetri që thithet më me vështirësi.
Vetëm 2 deri 20 përqind e hekurit që gjendet në produktet me origjinë bimore ia del të shkojë nga sistemi tretës në gjak, krahasuar me 15% deri 35% e hekurit që arrin të përthithet nga produktet me origjinë shtazore.
Por kjo nuk duhet t’ju merakosë nëse keni vendosur të hiqni dorë nga produktet shtazore.
Mjafton që në ushqimet tuaja të shtoni vitaminën C.
Kjo vitaminë do të ndihmojë hekurin që përthithet me vështirësi, duke gjashtëfishuar aftësitë e tij për të kaluar nga sistemi tretës në gjak, duke ndihmuar kështu edhe nëse jeni anemikë.
Më poshtë do të gjeni listën me gjashtë ushqime të pasura me hekur që mund të kombinohen shumë mirë me një frut ose një perime të mbushur me vitaminë C.
Por nuk ka pse t’i qëndroni strikt këtyre kombinimeve, mund edhe të bëni të gjitha kombinimet që dëshironi.
1. Spinaqi (hekur) + specat e kuq (vitaminë C).
Sipas kërkimeve , mënyrat e kombinimit të këtyre dy ushqimeve janë të shumta. Mund t’i bëni sallatë, mund të bëni speca të mbushura me spinaq, apo t’i gatuani së bashku duke shtuar vaj ulliri, hudhër dhe piper të kuq
2. Brokoli (hekur) + domate (vitaminë C). Mund të përzieni brokolin me një salcë domatesh të thata. Mund të shtoni qepë, kërpudha, vaj ulliri, hudhër dhe erëza të tjera dhe t’i gatuani së bashku. Mund të shtoni edhe një ushqim me proteina (mish pule, sardele ose fasule) ose të bëni një mëngjes të shëndetshëm duke bërë një omletë me brokoli dhe domate.
3. Fasulet e zeza (hekur) + lakër (vitaminë C). Edhe në këtë rast është në dorën dhe shijen tuaj se si mund t’i kombinoni këto dy ushqime fantastike plot me vlera ushqimore. Mund të bëni sallatë, ose t’i gatuani veç e veç. Sipas hulumtimeve AgroWeb, e rëndësishme është që të dyja bashkëpunojnë më së miri.
4. Lakra të egra (hekur) + portokalle (vitaminë C). Tingëllon çuditshëm, por ju mund t’i përzieni këto dy produkte në një lëng të vetëm, mund t’i shtoni në sallatë dhe ta konsumoni në drekë ose në darkë sipas preferencave.
5. Thjerrëzat (hekur) + lakra të vogla (vitaminë C). Lakrat e vogla, ose siç njihen rëndom Lakra Brukseli mund të përgatiten në zgarë, në tenxhere ose në tigan. Ato mund t’ia bashkangjisësh sallatës, ose mund të bësh lakra të mbushura me thjerëza.
6. Çokollata e zezë (hekur) + luleshtrydhe (vitaminë C). Bëhet fjalë për një kombinim aq të shijshëm sa të lëpish gishtat. Çokollata e zezë është një burim i pasur hekuri.
AgroWeb ju tregon se mund ta shkrini atë, të zhysni luleshtrydhet e t’i shijoni për një mbrëmje të këndshme. Ose mund t’i shtoni në mëngjës kur jeni dukë ngrënë tërshërë, t’i ktheni në lëng, ose të bëni kos me luleshtrydhe dhe çokollatë për ëmbëlsirë.
A e dini se?
• Po të gatuani me produkte hekuri (tenxhere, tiganë, tepsi) nxehtësia do të bëjë që thërrime të vogla hekuri të futen në ushqim duke shumëfishuar kështu dozën e hekurt që merr në ushqim.
Kjo vlen kryesisht për ushqimet e lëngshme dhe me aciditet të lartë, siç është salca e domates.
Një studim tregoi se niveli i hekurit në një salcë domatesh për makarona u rrit me nëntë herë pas gatimit në një enë prej hekuri.
• Kalciumi dhe tanina (një përbërës që gjendet tek çaji dhe kafeja) ndikojnë negativisht në përthithjen e hekurit nga trupi.
Ndaj përpara se të nisësh një dietë ushqimore të pasur me hekur, hiq dorë nga suplementët e kalciumit, çaji dhe kafeja.
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...