Moti sot në Maqedoni

08:17 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë. Pasdite në pjesët jugore të vendit do të ketë kushte për reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 14 deri 20 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 30 deri 40 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 39 gradë celcius.

Sipas meteorologëve deri të premten Maqedonia do të jetë nën ndikimin e masës së nxehtë të ajrit dhe do të përballet me temperatura nga faza e portokalltë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme