Google ADS

Mourinho vjen me gjest të madh pas humbjes nga Real Madrid

08:06 | 9 Gusht 2017
Arbresh.info

Pas humbjes nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Evropës, Jose Mourinho medaljen e tij ia ka dorëzuar një fansit të Manchester Unitedit.

The Telegraph shkruan se Mourinho tashmë ka histori në faljen e medaljeve.

Jose Mourinho ka thënë se ajo medalje për fëmijën ka një rëndësi shumë të madhe, derisa ai do ta vendoste në ndonjë kënd të shtëpisë.

“Ndonjëherë nuk i mbaj medaljet kur fitoj, imagjinoni kur humb. Për atë fëmijë ajo medalje është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Golat nga Casemiro e Isco i dhanë fitoren Real Madridit ndaj Manchester Unitedit, golin e vetëm për të cilin e shënoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme