I dyshuari kryesor në lidhje me kidnapimin e një modeleje nga Britania e Madhe, para hetuesve ka thënë se ai ishte tërhequr në skemën e rrëmbimit pa dashje dhe e bëri atë për të mbledhur para për të trajtuar sëmundjen nga leukemia.
Sipas një deklarate të policisë të marten për Associated Press, Lukasz Paëel Herba, ka deklaruar se ishte punësuar nga një grup rumunësh për të marrë me qira prona në mbarë Europën në mënyrë që të ruanin rrobat që ata shisnin, transmeton portali arbresh.info
Herba tha se më vonë e takoi modelen, Chloe Aylilng, në Paris, ku u paraqit si fotograf, por më pas ka zbuluar se planin e rrëmbimit e kishin përgatitur rumunët.
Ai ka thënë se rumunët e kanë kryer kidnapimin në mënyrë të pavarur dhe se ai ‘ishte aty për t’i ardhur në ndihmë asaj’./Arbresh.info
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...