Google ADS

Imazhet që postoni në Instagram mund të tregojnë nëse jeni duke vuajtur nga depresioni

21:14 | 8 Gusht 2017
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, imazhet që publikojnë njerëzit në rrjetet sociale mund të tregojnë nëse jeni të trishtuar, apo të gëzuar, madje ato mund të zbulojnë edhe nëse jeni duke vuajtur nga depresioni.

Hulumtuesit nga dy universitete amerikanë kanë ardhur në përfundim se lloji i fotografive që postojnë njerëzit në rrjetet sociale, si në Instagram, mund të zbulojnë nëse jeni duke u prekur apo nëse tashmë jeni prekur nga depresioni, transmeton portali arbresh.info

“”Kjo çon në një metodë të re për zbulimin e hershëm të depresionit dhe sëmundjeve të tjera mendore”, tha Chris Danforth, një profesor në Universitetin e Vermontit, i cili drejtoi studimin me Andrew Reece nga Universiteti i Harvardit.

Të dy garantojnë se një aplikacion përmes algoritmit mund të zbulojë depresionin më shpejt se diagnoza klinike.

Duke analizuar fotografitë, dukë përdorur informacion psikologjik mbi preferencat e njerëzve që kanë për ndryshimin e fotografive, si përdorimi i ngjyrës dhe hijeve, studiuesit kanë zbuluar se njerëzit në depresion tentojnë të postojnë fotografi melankolike, më të errëta dhe me cilësi më të dobët se njerëzit e shëndoshë.

Sipas tyre njerëzit e shëndetshëm përdorin filtra që u japin fotove një ton më të ngrohtë dhe më të ndritshëm. Te njerëzit që vuajnë nga depresioni, filtri më i popullarizuar është ai që i bën fotot bardh e zi.

Një indikator tjetër është edhe postimi i portreteve. Sipas studimit, ata që vuajnë nga depresioni kanë më shumë gjasa të publikojnë fytyrën, por pa filtra shkëlqyes.

Studimi ka bërë të ditur se ku lloj aplikimi mund të ndihmojë njerëzit që janë në fazën e parë të sëmundjeve mendore, duke shmangur diagnozat e rreme dhe duke mbështetur zbulimin e hershëm, sidomos për ata që nuk kanë qasje nga specialistët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme