Mos pastrimi i manikyrit të prishur
– Mjaftojnë shumë pak minuta për t’i dhënë një pamje krejt tjetër vetes. Nëse paraqitesh në një takim të rëndësishëm me tualet të copëtuar dhe gjysmë të hequr, do të gjykohesh direkt si një femër që nuk kujdeset për veten. Për të mos krijuar përshtypjen e gabuar, nëse nuk ke kohë për manikyr mjafton të pastroni manikyrin dhe t’i keni duart e pastra.
Nuk prisni flokët një herë në dy muaj – Nëse flokët nuk kujdesen siç duhen ngjajnë si shkurre. Kështu që bëjeni kulturë që një herë në dy muaj të pastroni majat e tyre dhe në këtë mënyrë do jeni gjithë kohës të rregullta dhe të kuruara.
Lapsi i buzëve shumë i errët – Një trend i viteve ‘90 por që përdoret dhe në ditët e sotme. Konturi i errët i buzëve bën që të dukeni demode. Për të shmangur një gjë të tillë, përdoreni lapsin në të njëjtin ton me buzëkuqin dhe do të ndiheni gjithmonë e freskët.
Fondatina më e errët se lëkura – Një fondatinë shumë e errët në lëkurë, krijon një pamje aspak tërheqëse. Mundohuni të gjeni tonin e duhur dhe fytyra juaj do të jetë perfekte.
Prerja e gabuar e flokëve – Nëse keni parë një look dhe nuk i’u hiqet nga mendja, më parë konsultohuni se si do të rrijë me formën e fytyrës suaj. Një balluke e gjatë është e rëndë në një fytyrë të vogël, ashtu sikundër flokët e gjatë lisho në një fytyrë të madhe.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...