Shkruan: Abduselami Shkodra
Dialogu dhe Iniciativat të cilat përfundoj në favor të lehtësimit të jetës së qytetarëve janë iniciativa që duhet përkrahur nga të gjithë, arritja e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellët të polisave të sigurimeve pa dyshim se është një marrëveshje që do të ketë efekte të drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së shtetasve të dy vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje. Që nga dje shtetasit e republikës së Kosovës respektivisht automjetet që kanë polisë valide të sigurimit të detyrueshëm sipas ligjit të autopërgjegjës ligji ky I cili identifikohet me NR. 04/L-018 i cili ka hyrë në fuqi nga 01.08.2011 nga dje datë 23.06.2015 kanë mundësin e lëvizjes me automjetet e tyre pa as një obligim shtesë në fushën e sigurimit në territorin e Serbisë. Arritja e kësaj marrëveshje është një arritje e jashtëzakonshme e cila është në funksion të lehtësimit të lirisë së lëvizjes për shtetasit e të dyja vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje, delegacioni i Kosovës në negociata që kanë të bëjnë me segmentin e sigurimeve e ka bërë një hapë të madh dhe krejtësisht të favorshëm për qytetarët e të dyja vendeve.
Efekti politik
Marrëveshja e 23 qershorit ka efekte të drejtpërdrejtë politikë duke marrë parasysh që në përmbajtjen e kësaj marrëveshje ka vlejt parimi i reciprocitetit të palëve nënshkruese të marrëveshjes, fundamentale në përmbajtjen e marrëveshjes është që të njihet parimi i reciprocitetit sa i përket polisave të sigurimeve të detyrueshme për automjete me targa nga dy shtet nënshkruese, duke marrë parasysh faktin që Serbia gjatë gjithë kohës në deklaratat dhe veprimet e veta politike konteston dhe kundërshton shtetësinë (pavarësinë) e Kosovës me pranimin e përmbajtjes së marrëveshjes së 23 qershorit e cila në esencë e ka parimin e reciprociteti ka lëvizur nga qëndrimet e veta politike në raport me ekzistencën e shtetit të Kosovës, qartësia e marrëveshjes dhe mos dykuptimësia janë avantazh për herë të parë i ekipit negociator në dialogun që po zhvillohet në Bruksel.
Pranimi i parimit të reciprocitetit ka krijuar realitet të ri edhe për vetë procesin e negociatave që po zhvillohen që tash e disa vite në fakt ka krijuar një precedent i cili do të jetë shumë i favorshme në pozicionimet e ardhshme të ekipit negociator të Kosovës, andaj me këtë marrëveshje shteti dhe qytetaret e saj kanë fituar.
Efekti integrues
Me këtë marrëveshje mundësohet njohja e ndërsjellët e sigurimeve të automjeteve të të dyja vendeve, ku automjetet e regjistruara në Kosovë do të mund të kalojnë në territorin e Serbisë me sigurimin MTPL, kjo do të ketë efekte të drejtpërdrejt edhe në procesin integrues të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës duke marrë parasysh që EU e ka themeltare lirinë e udhëtimit Lëvizja e lirë përfshihej në traktatet e UE, por u bë realitet praktik vetëm pas themelimit të ‘zonës së Shengen’. Kjo zonë pa kufij u emërtua sipas një qyteti të Luksemburgut, ku u nënshkrua marrëveshja origjinale, andaj njohja reciproke e polisavë të sigurimit lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me marrëveshjen e 23 qershorit kompletohet edhe lëvizja e lirë në mbarë rajonin duke marrë parasysh që marrëveshje të tilla të MOU-së, Kosova ka edhe me vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedoni, për të gjithë shtetet mundësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Asociacionit të Siguruesve të Serbisë. Është një lehtësi për rrugën e anëtarësimit të Kosovës, në kartonin e gjelbër që është pjesë e proceseve integruese e që ka efekte të drejtpërdrejtë te bashkatdhetarët tan që janë numër i konsiderueshëm, po ashtu popullatën shqiptare në luginën e Preshevës e nxjerrë nga getoizimi, i lehtëson lirinë e lëvizjes pa barrierë si dhe ndihmon në integrimin e tyre në lidhjet familjare dhe kombëtare. Thënë ndryshe integrimet brenda rajonale shërbejnë edhe në rrugën për integrime Euro Atlantike.
Efekti Ekonomik
Kostoja e lartë e tarifave (taksave) kufitare pa dyshim që ka qen barrierë për qytetarët e të dy vendeve, po ashtu ka vështirësuar gjendjen financiare të komuniteteve pakicë të dy shteteve respektivisht të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po ashtu edhe komunitetit serbe që jeton në Republikën e Kosovës, mos pasja tash e tutje e barrierës së pagesës së tarifës kufitare do të ndikoj drejtpërdrejtë si në gjendjen financiare të këtyre komuniteteve po ashtu edhe të ekonomisë së dy shteteve, pasi që njohja e polisave do të mundësoj qarkullimin e mallrave dhe rrjedhimisht do të ndikoj edhe në çmimet e tyre.
Thënë ndryshe shteti i Kosovës ka përfituar si në aspektin e brendshëm po ashtu edhe në politikën e jashtme si dhe në pozitën ndërkombëtare duke marrë parasysh që përmes kësaj marrëveshje shteti serbe veç ka njohur legjislacionet e aplikueshme në Kosovë e duke njohur legjislacionin ka njohur edhe juridiksionin e këtij legjislacioni në territorin e Kosovës e që në fakt është njohje e shtetësisë defakto dhe dejure pasi që dihet se marrëveshje të tilla arrin vetëm shtete e pavarura dhe sovrane.
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?